Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit” është themeluar në fund të vitit 2009. Fillimisht, aktiviteti i shoqatës ka përfshirë hapjen e kuzhinave humanitare për shpërndarjen e ushqimit në disa qytete të Kosovës. Me kalimin e kohës, ky angazhimi ka ndryshuar dhe zgjeruar me:
Ndërtimi i Shtëpive dhe Blerja e Banesave:
Janë ndërtuar dhe blerë banesa për familjet që nuk kanë tokë (truall). Deri më tani, 1600 familje kanë përfituar nga kjo iniciativë.
Bursa për Jetima dhe Studentë:
Janë ndihmuar mbi 400 jetima me bursa për shkollim.
Hapja e Puseve dhe Donacione për të Sëmurët:
Janë hapur puse dhe ofruar donacione për pacientët me sëmundje të rënda.
Ndërtimi i Shtëpisë Rezidenciale për të Moshuarit:
Është ndërtuar shtëpia rezidenciale për të moshuarit.
Qendra Kombëtare e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë:
Është ndërtuar Qendra Kombëtare e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.
Renovimi i Spitalit në Prizren dhe Pajisjet për Pacientët:
Është kontribuar në renovimin e një pjesë të spitalit në Prizren dhe janë dërguar pajisje për shërbim të pacientëve.
Përveç kësaj, shoqata ka ndihmuar afërsisht 1000 persona çdo ditë përmes shpërndarjes së ushqimit. Një ndër planet e ardhshme të shoqatës është ndërtimi i një qendre rezidenciale për fëmijë me Autizëm, Sindrom Doën dhe aftësi të kufizuara.
Misioni dhe angazhimi i përhershëm i ekipit të Shoqatës Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, është që të arrijnë deri te nevojtari i fundit.
Ju mund të bëni donacion në shoqatën Jetimat e Ballkanit me vetëm një klikim!
Shtëpi të ndërtuara dhe banesa të dhuruara!
Nën mbikqyrje me paga mujore!
Të dërguara tek familjet nevojtare çdo vit!
Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit, 2025 © Të gjitha të drejtat e rezervuara